Almeta Saliaj, e përkushtuar ndaj edukimit të nxënësve në gjimnazin e Patosit

3

Almeta Saliaj nga Patosi, e cila mban titullin “Mësues Mjeshtër” ka një përvojë rreth 30-vjeçare në arsimin parauniversitar, fillimisht si mësuese e gjeografisë në shkollën 9-vjeçare “Muhamet Shehu” e aktualisht drejtoreshë në gjimnazin “Zhani Ciko”.

Mësuese Almeta është e përkushtuar ndaj edukimit të nxënësve jo vetëm gjatë orëve mësimore, por edhe gjatë aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme, duke u kujdesur që përfaqësimi i nxënësve të saj në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare  të jetë sa më i lartë dhe dinjitoz.

/ata.gov.al