FOTO/ 45 piktorë hedhin në telajo “vjeshtën e artë në Kolonjë

17

45 piktorë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut kanë hedhur në telajo Kolonjën në stinën më të bukur, atë të vjeshtës.

Pas katër ditësh, piktorët mbyllën me sukses edicionin e dytë të kolonisë së piktorëve “Vjeshtë e Artë në Kolonjë”, ndërsa mjeshtrat e telajos u frymëzuan nga peizazhi i veçantë i kësaj treve.

Rreth 70 piktura u ekspozuan në sheshin “Rilindja”, ku 15 prej tyre j’u dhuruan bashkisë Kolonjë.

Kolonja, përveçse vitet e fundit po zhvillon masivisht agroturizmin, është edhe një nga zonat me natyrë mjaft piktoreske për piktorët.