FOTOT/ Këto pamje “të veçanta” vijnë nga Vlora, ja si shpjegohet fenomeni

164

Këtë periudhë vaskat e kripores së Nartës, pjesë të Peisazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë janë shndërruar në ngjyra të veçanta. Eshtë koha për të bërë foto jo vetëm me det të kaltër dhe me det roz.

Po përse ndodh kjo dukuri?

Periudha e verës, pikërisht në ditët me temperatura maksimale karakterizohet nga lulëzimi i algave të quajtura Dunaliella Salina, të cilat kanë një prezencë të lartë të pigmentit Beta Caroten.

Zinxhiri ushqimor nis

Këto alga janë burim ushqimor për një sërë organizmash ligatinor si krustacetë të njohur me emrin Artemia Salina. Ky lloj krustaceti është pjesë e dietës ushqimore të flamingove, të cilët gjatë zhvillimit të tyre, grumbullojnë sasi të madhe të pigmentit B-caroten dhe krahët e tyre bëhen ngjyrë rozë koralesh.

a