FOTOT/ Pastrohet dhe restaurohet kalaja e Beratit

232

Mirëmbajtja e monumenteve të kulturës, ashtu si në fillim të sezonit turistik, por edhe tani që është në prag të përfundimit të tij, vazhdon të jetë në vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.

Po vijojnë punimet e pastrimit, konservimit dhe restaurimit të kullave dhe mureve të kalasë së Beratit.

Janë bërë pastrime nga bimësitë dhe hedhurinat (mbetje të materialeve të ndryshme ndërtimore), konsolidime në krye të mureve dhe kullave.

Pjesë e punimeve janë edhe restaurimet në muraturat e gurit, si dhe plotësime të zgavrimeve në to.

Kalaja e Beratit është një nga atraksionet turistike më të vizituara ku çdo vit e më shumë tërheq vëmendjen e turistëve të huaj dhe shqiptar, ku vetëm për muajin shtator të këtij viti arriti shifrën prej 15.548 vizitore duke e çuar numrin e vizitorëve për periudhën janar – shtator 2018 në 110.481 vizitorë vendas dhe të huaj, statistikë kjo e cila shpreh më së miri interesin në rritje për turizmin dhe trashëgiminë kulturore