Grupe turistësh eksplorojnë Parkun Kombëtar të Llogorasë

3

Grupe të organizuar turistësh të huaj kanë nisur të frekuentojnë pasuritë natyrore dhe shtigjet natyrore që ndodhen në territoret e zonave të mbrojtura.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë shoqëroi 45 turistë italianë për eksplorimin e Parkut Kombëtar të Llogorasë.

Vizita e tyre nisi nga Qendra e Vizitorëve për të vijuar më tej drejt shtegut natyror “Qafa e Çezarit – Maja e Thanasit”.

Eksplorimi i shtegut “Qafa e Çezarit – Burimi i Ponaçës” është vetëm njëri prej shumë atraksioneve që ofron Parku Kombëtar i Llogorasë, për të cilat stafi pasionant e i përkushtuar i AdZM Vlorë ofron informacion të plotë pranë qendrës së vizitorëve dhe pikave të informimit.

Ky shteg natyror përshkon pjesën qendrore të Parkut Kombëtar Llogora. Ai ka një gjatësi prej 2.35 km. Lartësia mbi nivelin e detit shkon nga 800 m në hyrje të shtegut, duke arritur deri në afërsisht 950 m.

Gjatë shtegut gjendet dhe një nga burimet e Parkut Kombëtar Llogora, “Burimi i Ponaçes”, prej të cilit merr emrin ky shteg.

/ata.gov.al