Hapet edhe BiblioTech 4 në Tiranë, transformohen bibliotekat publike në lagje

8

Projekti më i ri inovativ po transformon bibliotekat e Tiranës nga mjedise të thjeshta leximi, në inkubatorë të teknologjisë për fëmijët dhe të rinjtë. Sot në kryeqytet u përurua laboratori më i ri inovativ, BiblioTech “Misto Treska”, e katërta në kryeqytet.

BiblioTech “Misto Treska”, e vendosur në Njësinë 10 në Tiranë, “Musine Kokalari”, në Njësinë 7, “Hamit Beqja” tek Njësia 8 dhe “Aleksandër Moisiu” në Njësinë 4, ofrojnë jo vetëm kënde leximi, por edhe logjistikë të përshtatshme për edukim digjital, kodim, mjedise inovatore për startups, si dhe hapësira miqësore për fëmijët falë friendly WiFi.

Filtrimi i internetit e bën përdorimin e tij nga fëmijët dhe të rinjtë më pak të rrezikshëm nga tentativat keqadashëse për të abuzuar, apo shfaqur imazhe të papërshtatshme online për minorenët. BiblioTech ofron edhe mjaft trajnime dhe aktivitete informuese.