Investimi 21 milionë lekë/ Rruga Përmet- Çarshovë në rikonstruksion!

106

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për projektimin dhe rikonstruksionin e rrugës Përmet- Çarshovë. Fondi limit është 21 milionë e 326 mijë lekë ndërsa afti për dorëzimin e ofertave është 13 mars 2020.

Rruga “ Përmet –  Carshovë ” është pjesë e segmentit rrugor Tepelenë – Korcë – Kapshticë, i cili është një segment shumë i rëndësishëm për zhvillimin e zonave ku kalon kjo rrugë dhe transportit të mallrave nga Lindja në Perëndim dhe anasjelltas. Rruga fillon në dalje të qytetit të Përmetit derisa arrin në fshatin Carshovë. Rruga shtrihet përgjatë luginës së lumit të Vjosës.  Gjatë viteve të fundit Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë duke kryer rikonstruksionin e segmenteve  Carshovë – Tre Urat, me gjerësi asfalti 6m e bankina 0.5 m, si dhe në segmentin Ura e Leklit – Përmet, me gjerësi asflati 5m e bankina 0.5 m.  Ky segment ka një gjatësi afërsisht L=27.5 km dhe kalon në terren përgjithësisht fushor, kodrinor.

Segmenti rrugor “ Përmet –  Carshovë ” është një segment mjaft i vjetër dhe ka një gjerësi të asfaltit që varion 4.2 m – 4.7 m.

Segmenti rrugor ndjek gjurmën ekzistuese. Në krahun e djathtë të rrugës vërehen skarpata në gërmim të paqëndrueshëm.Nga qyteti i Përmetit deri në Petran rruga shtrihet në një terren fushor.

Në hyrje te fshatit Petran ndohet ura e Langaricës. Nga fshati Petran deri në Urën e Kaludhit,  rruga shtrihet në terren fushor- kodrinor, larg lumit të Vjosës.

Më tej rruga fillon të ngjitet duke u zhvilluar në një terren kodrinor me anën e një serpentine, edhe zbritja për në zonën fushore realizohet me anën e një serpentine , duke vazhduar më pas të zhvillohet në zonë fushore, ku ndërpritet nga përrenj malor.

Pas kësaj pjesë segmenti kalon buzë lumit Vjosa, në krahun e djathtë të rrjedhjes, ku janë ndërtuar edhe dy ura. Rruga vazhdon të zhvillohet në terren fushor, deri sa arrin pranë kryqëzimit të fshatit Dracevo. Më pas fillon të ngjitet duke u zhvilluar në një terren kodrinor.

Në të gjithë këtë segment prej rreth 8 km rruga zhvillohet me rreth 190 kthesa , i cili është segmenti rrugor më i vështirë i të gjithë rrugës.Rruga përfundon në një terren fushor në fshatin Carshovë.

Që nga koha që është ndërtuar, në këtë segment janë bërë ndërhyrje rikonstruktuese si në veprat e artit mure, tombino ,ura etj, riveshje të pjeseshme të shtresave asfaltike si dhe elemente të sigurisë rrugore e sinjalistikës si guardrail, tabelë sinjalizuese, vijëzim etj.