Ishulli i Maligradit në Prespë ofron eksperiencë të mrekullueshme

10

Ishulli i Maligradit në Liqenin e Prespës, 20 minuta me varkë nga fshati Pustec, është një destinacion shumë i veçantë i qarkut të Korçës.

Ishulli i Maligradit në liqenin e Prespës, vetëm 20 minuta me varkë larg Pustecit, ofron një eksperiencë të mrekullueshme, mes vlerave natyrore, arkeologjike dhe kulturore.

Ishulli i Maligradit karakterizohet nga një numër i madh shpellash, të përshtatshme për faunën e egër.

Në brendësi të ishullit gjendet kisha e Shën Marisë. Një mbishkrim në faqen jugore, më i hershmi në këtë kishë, i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske.

Kjo kishë është një atraksion turistik i rëndësishëm jo vetëm për parkun kombëtar të Prespës, por për mbarë rajonin dhe Shqipërinë.

Në Maligrad janë gjetur edhe objekte si tjegulla, kolona e kapitele që sipas arkeologëve i përkasin një kishe paleokristiane që mendohet të ketë qenë në pjesën e sipërme të liqenit.

/ata.gov.al