Korçe dhe Berat, muze për pijet tradicionale shqiptare

222

Në funksion të nxitjes së turizmit dhe promovimit të pijeve tradicionale vendase do të ndërtohen Muzeu Kombëtar i Rakisë në Korçë dhe Muzeu i Verës shqiptare në Berat.

Në takimin me 200 operatorë turistikë në Berat, Kryeministri Edi Rama informoi mbi vendimin për të ndërtuar këto dy muze.

Në këto muze do të mblidhen të gjitha rakitë dhe verërat që prodhohen në Shqipëri. Këtu njerëzit do të kenë mundësi të vijnë dhe të shohin si dhe të provojnë prodhimet shqiptare. Ky pritet të jetë burim i madh për turizmin.