Kuriozitet/ Ja produkti me të cilin shqiptarët kaluan karantinën, shifrat interesante

39

Shqiptarët e kaluan karantinën me…kafe. Edhe pse në kushte shtëpie, kafja ka qenë produkti i preferuar.

Konkretisht në Janar-Shkurt janë importuar respektivisht 589 dhe 506 ton kafe, ndërsa në Mars ka pasur një rritje të ndjeshme në 676 ton kafe të importuar, për të arritur kulmin në Prill me 922 ton, thuajse dyfishi i importit të Janarit.

Shifrat tregojnë se mbyllja e bareve nuk i kanë penguar qytetarët shqiptarë të konsumojnë kafe në shtëpitë e tyre.  Ajo që të bie në sy është se ka edhe një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku në total  në Jana-Prill 2020 u importuan 2693 ton kafe nga 2462 që u importuan në 2019-ën.