Kush paguhet më shumë në Shqipëri? Ja profesionet më të kërkuara

26

Ekonomistët, financieret, punonjësit e IT, specialistët e informacionit dhe komunikacionit janë profesionet më të kërkuara dhe që paguhen më shumë në Shqipëria.

Sipas grup aktiviteteve ekonomike,  sektori i aktivitetetve financiare dhe të sigurimit, ofron pagat më të larta në ekonomi, ku  një i punësuar në këtë fushë merr mesatarsht 118 lekë në muaj, në vendin e dytë renditet sektorin e informacionit dhe komunikacionit me 84.6 mijë lekë në muaj, dhe në vendin e tretë renditet administrata publike me 63.8 mijë lekë në muaj.

Më pas vjen sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit me afro 33.8 mijë lekë në muaj.

Pagesa mujore bruto sipas profesioneve

Ligjvënës, nëpunës të lartë, drejtorët     96 mijë lekë/muaj

Specialistët me arsim të lartë               71 mijë lekë/ muaj

Forcat e armatosura                                 63.6 mijë lekë/muaj

Teknikë dhe specialistë në zbatim       59.5 mijë lekë/ muaj

Nënpunës                                              58.5 mijë lekë/ muaj