Lezhë, tashmë një kinema e dedikuar për fëmijët dhe të rinjtë

309

Pas shumë vitesh, Lezha ka një kinema të dedikuar për fëmijët dhe të rinjtë, në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

Pas rikonstruksionit të plotë të Qendrës Kulturore të Fëmijëve është gjallëruar edhe jeta kulturore e artistike për fëmijët e të rinjtë e Lezhës.

Me rastin e Natës së Kinemasë Europiane, “Europe House” dhe Bashkia Lezhë shfaqën gjatë fundjavës filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”.

Shumë shpejt, në kinemanë e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Lezhë parashikohet që  shfaqja e filmave të ndryshëm të jetë e përjavshme, duke krijuar më tepër mundësi për argëtimin e të rinjve.