Mediat italiane jehonë vajzës shqiptare: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

30

Një vajzë me origjinë shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak të rezultateve ekselente në shkollë.

Samantha Gjeci, nxënësja që sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos, cilësohet si studentja model, pasi në dy vite radhazi ka pasur në diplomë të gjitha notat dhjeta.

Siç ndodhi edhe qershorin e kaluar, mendimet e vajzës teksa prononcohet për mediat lokale janë kthyer menjëherë nga familja.

“Prindërit e mi më mbështesin dhe janë shumë krenarë”, shpjegon Samantha.

“Tridhjetë vjet më parë babai im zbarkoi në Itali nga Shqipëria. Dhe e di sa sakrifica ka bërë për mua“.

Dashuria për të studiuar nga ana e Samanth-ës është e pamohueshme.

Vajza i thotë gazetës Il Gazzettino: “Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit. Ishte më e ndërlikuar të konfirmohesha në këto nivele. Ndjeva pak presion, por në fund i menaxhova emocionet”.

Në fakt, Samantha përpiqet të mos e privojë veten nga aktivitetet tipike të kohës së lirë të moshatarëve së saj.

“E gjej kohën për pasionet e mia. Më pëlqen të lexoj, të dal me miqtë, të takoj kushërinjtë dhe familjen time etj….”, tregon ajo.

Një marrëdhënie e shkëlqyer është krijuar edhe me shokët e klasës, pavarësisht reputacionit te “njerëzit”. Samantha po ashtu ka kryer tashmë një stazh në sektorin e ndërtimit të Bashkisë Treviso.

“Më pëlqejnë pak më shumë lëndët shkencore, matematika dhe fizika”, përfundon Samantha, e cila për zgjedhjen e universitetit thotë: “Para disa kohësh isha pak më e pasigurt, por tani jam orientuar drejt degëve të inxhinierisë”.

/ontime.press