Mirëmbajtja e rrugëve, BB: Ulje me 23% e fataliteteve

0
Gjatë dekadës së kaluar, Banka Botërore ka mbështetur disa vende partnere në përmirësimin e sigurisë në rrugë përmes projekteve të ndryshme.
Në Shqipëri, si rezultat i projektit të mbështetur nga Banka Botërore për Mirëmbajtjen e Rrugëve dhe Sigurinë (2013-2022) ka pasur një ulje me 23% të fataliteteve në rrugët kryesore dhe ato dytësore.
Falë investimeve të kryera me mbështetjen e Bankës në vende të ndryshme janë arritur rezultate domethënëse.
Sipas shifrave të publikuara nga BB, 65 milionë njerëz kanë përfituar më shumë siguri falë ndërhyrjeve të kryera në periudhën mes 2018- 2019.
“Ndërkohë 10,000 kilometra rrugë janë rehabilituar, rindërtuar dhe bëre më të sigurta përgjatë periudhes 2010-2019”, bën të ditur BB.
/ata.gov.al