Muzeu i Artit Mesjetar, në proces restaurimi mbi 7 vepra me vlerë

1

Në laboratorin e restaurimit të Muzeu i Artit Mesjetar puna për restaurimin dhe konservimin nuk ndalon.

Ikona “Krishti i Gjithpushtetshëm” është pikturuar në vitin 1761 nga Konstandin Zografi. Në të parqitet Krishti Pantokrator me një himation ngjyrë të gjelbër të errët dhe hiton të kuq. Në dorën e majtë mban një ungjill të hapur dhe me dorën e djathtë bën gjestin e bekimit. Koka e Krishtit rrethohet nga një aureole e realizuar me puntim dhe kryqi me shkronjat janë pikturuar me ngjyrë të kuqe. Nënpikturimi i pjesëve të mishta është bërë me tone të errëta dhe lëkura me okra të ngrohta. Gjithë kuadri është pikturuar me mjeshtëri të lartë artistike.

Deri në përfundim të proçesit të restaurimit do të plotësohet edhe me më shumë informacion mbi këtë vepër nga studiuesit e MKAM.

Aktualisht janë duke u trajtuar 7 vepra nga specialistët restauratorë.

/ata.gov.al