Nis ndërtimi i rrugës së re te Komuna e Parisit

331

Pas rehabilitimit të hyrjes dhe ndërtimit të rrethrrotullimit në Rr. “Medar Shtylla”, çka lehtësoi trafikun në gjithë Komunën e Parisit, Bashkia e Tiranës ka nisur një rruge të re që i jep më shumë frymëmarrje një prej zonave më të mëdha të qytetit. Rruga e re do të lidhë rrethrrotullimin e ri me Rr. “Robert Zhvarc” dhe mundëson kalimin më lehtë të automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve në drejtim të zonës së njohur si ish stacioni i fundit i “Tiranës së Re”.

Si në çdo investim tjetër, edhe ky segment do të pajiset me korsi të dedikuara për biçikletat.