Ngritja e shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore shënon një hap të rëndësishëm me nisjen nga puna të Njësisë së Koordinimit për qytetin e Tiranës.
Që prej orës 17.00 të ditës së sotme (e Hënë, 3 Prill 2017), çdo banor i qytetit të Tiranës, ka mundësi të marrë shërbimin e urgjencës, duke telefonuar në numrin 127, me një sistem krejtësisht të ri dixhital të pritjes së thirrjeve për ndihmë. Ky sistem i ri i koordinimit do të funksionojë fillimisht për qytetin e Tiranës, ndërsa brenda këtij viti do të shtrihet në të gjithë vendin.
Përmes një stafi të mirëtrajnuar, cdo thirrje drejt 127, nga cdo operator telefonik, fiks apo cellular, do të vlerësohet dhe marrë përgjigje në kohë reale, përmes rrjetit të autoambulancave të vëna në dispoziacion në pika të ndryshme të qytetit me personelin e duhur mjekësor.