Një rrugë në New York do të mbajë emrin “Fan Noli”

31

Tashmë është zyrtare. Një rrugë në Morris Park të Bronx-it në New York do të mbajë emrin e eruditit të Kombit Shqiptar dhe Amerikan Fan Noli.

Nisma e ndërmarrë nga ish-Këshilltari në Bashkinë e New Yorkut dhe Ansambleisti në Shtetin e New Yorkut, Mark Gjonaj do të finalizohet në datën 9 prill në një ceremoni që do të zhvillohet në ora 12:00 (ora lokale) në adresën 1201 Morris Park Ave, Bronx, NY, 10461.