Për të gjithë të interesuarit, salla e studimit pranë Arkivave do jetë e hapur edhe pasdite

29

Salla e studimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave do të jetë e hapur edhe gjatë pasditeve dhe të shtunën për studiuesit dhe të interesuarit e tjerë.

Duke filluar nga data 15 qershor 2019  salla e studimit do të funksionojë deri në orën 19:00 dhe gjithashtu do të qëndrojë e hapur edhe ditën e shtunë.

Kjo është një risi që u vjen të gjithë studiuesve dhe të gjithë të interesuarve që duan të shfrytëzojnë ambientet e sallës së studimit.