Përgatitje për Festivalin Folklorik të bashkisë Gjirokastër

0

Vazhdojnë përgatitjet për Festivalin Folklorik të Bashkisë Gjirokastër, 2023.

Në takimet e zhvilluara me grupet e punës të njësive administrative Antigone, Lazarat, Lunxhëri, Cepo, Odrie dhe Picar është diskutuar për përzgjedhjen e krijimtarisë folklorike, të artistëve popullorë dhe veshjeve tradicionale të këtyre zonave. Synohet që në skenën e Festivalit Folklorik të bashkisë Gjirokastër të paraqiten vlerat përfaqësuese të folkut dhe etnografisë. Pjesët folklorike më të spikatura do të përfshihen në prezantimin e qarkut Gjirokastër në Festivalin Folklorik Kombëtar 2023.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës rikthehet në muajin qershor.

Festivali i parë Folklorik Kombëtar u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Pres asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet. Vitet ’70 mund të konsiderohen edhe si kulmi i pjesëmarrjes në këtë festival, ku pati më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të përzgjedhur.

/ata.gov.al