Pista e skive në Dardhë, atraksion turistik kryesor gjatë dimrit

1

Vetëm 18 km në juglindje të Korçës, pista e skive në Dardhë vizitohet në këto ditë të ftohta nga qindra turistë vendas e të huaj.

Fshati turistik është një nga atraksionet turistike kryesore gjatë dimrit.

Reshjet e shumta të dëborës dhe pistat natyrore të krijuara janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore, veçanërisht atë të skive.

Ky atraksion turistik ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit.

Në këtë pistë skish organizohen edhe kampionate skish dhe gara ndërkombëtare.

Dardha ndodhet 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktoreske prej ylberi.

Dardha ia ka dalë të bëhet e njohur anembanë vendit, jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar që i kanë dhënë vendit.

/ata.gov.al