Prifti arbëresh Gaetano Petrotta, hartues i historisë të letërsisë shqiptare

4

Më 16 qershor të vitit 1882 lindi Gaetano Petrotta. Ai ishte filolog, historian, shkrimtar, gjuhëtar italo-arbëresh dhe prift ortodoks. Themeloi më 1932 katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos dhe e mbajti derisa u nda nga jeta në vitin 1952.

Është hartuesi i së parës histori të letërsisë shqiptare më 1932.

Gaetano Petrotta, siç njihej mes arbëreshëve Papa Tani Petrotë, lindi në Hora të Arbëreshëve në Siçili. U urdhërua prift më 1907 nga Papa Pal Skiroi në katedralen e Horës.

Në veprën e tij kryesore “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”, Gaetano Petrota parashtroi një vështrim të përmbledhur të historisë së letërsisë bashkë me një histori mjaft të pasur të studimeve albanologjike për çështje të alfabetit, gramatikës, dialektologjisë, leksikografisë, historisë së gjuhës, etnografisë, folklorit dhe historisë së kulturës.

Petrota la dorëshkrim një gramatikë shqipe të së folmes së Horës së Arbëreshëve, si edhe një fjalor frazeologjik të arbëreshëve të Siçilisë.

/ata.gov.al