Qindra turistë të huaj me “La Belle de L’ Adriatique” në Durrës, mbizotëruan francezët

0

Anija turistike “La Belle de L’ Adriatique” ka mbyllur sezonin e saj të vizitave në vendin tonë për këtë vit kalendarik.

Lajmin e bëri të ditur sot Autoriteti Portual Durrës, sipas së cilit, “vizitorja besnike e brigjeve shqiptare që lundron nën flamurin belg, u ndal plot 6 herë në këtë port duke sjellë qindra turistë nga vende të ndryshme të Europës, dominuar nga ata francezë”.

“Angazhimi maksimal i autoriteteve tona portuale dhe facilitetet e krijuara për mikpritjen e turistëve na bëjnë sot vendin më konkurrues në rajon edhe për turizmin e kroçerave. Kemi ende shumë punë për të bërë, bashkë me projektet madhore në infrastrukturën turistike detare që do ta kthejnë Durrësin e Shqipërinë në destinacionin kryesor”, thuhet në njoftimin për shtyp të Autoritetit Portual Durrës.

/ata.gov.al