“Rrënjët”, skulptura më e re që i shtohet Durrësit

12

“Rrënjët” titullohet skulptura më e re e derdhur në bronz, që i është shtuar shëtitores “Taulantia” në qytetin e Durrësit.

Sipas autorit të veprës, kuptimi parësor i kësaj skulpture, janë rrënjët që zgjaten nga toka në det ashtu siç është vetë qyteti, i cili është i lidhur përjetësisht me detin.

Simbolika e kësaj skulpture flet për lidhjen e bashkatdhetarëve tanë me vendin e tyre. Për këtë arsye kjo vepër arti është vendosur në afërsi të monumentit përkujtimor të eksodit të vitit 1991, ku mijëra shqiptarë emigruan jashtë atdheut, por duke qëndruar të lidhur fort me rrënjët e tyre në Shqipëri.

Bashkia e Durrësit ka për synim vendosjen e veprave të artit në çdo pjesë të qytetit, jo vetëm të artistëve vendas, por edhe të huaj me qëllim që të emocionojë turistët e shumtë që vizitojnë këtë qytet.

/ata.gov.al