Serra moderne në Lushnjë mbështetur nga IPARD rrit eksportet e perimeve

8
“Agrocon Albania” ndodhet në Krutje të Lushnjës dhe është një ndër sipërmarrjet më të mëdha për kultivimin e perimeve në serra.
E mbështetur nga programi IPARD II, kjo kompani ka arritur të aplikojë teknologjinë më të fundit në prodhim, duke garantuar cilësinë dhe sigurinë e konsumatorëve.
Në sajë të këtij financimi është investuar në rikonstruksionin e serrave, rritjen e sipërfaqes së mbjellë, teknologji të re për sistemin e ujitjes, gjithashtu është mbështetur në mekanikë bujqësore për lehtësimin dhe përmirësimin e proceseve të punës.
Arritja e standardeve evropiane të cilësisë ka bërë që sot “Agrocon Albania” të ruajë një vend të sigurtë për eksportin e produkteve në tregun e jashtëm.
AZHBR përmes investimeve të tilla synon përmirësimin e standardeve të prodhimit, rritjen e numrit të të punësuarve dhe zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë rurale.
/ata.gov.al