Shqipëria turistike, 11.5% e vizitorëve në dhjetor ishin italianë

0

Shqipëria, tashmë e kthyer në një destinacion turistik gjithëvjetor, po tërheq përherë e më shumë turistë vendas dhe të huaj edhe gjatë sezonit dimëror.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi strukturat akomoduese sipas të cilit numri i netëqëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në “hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 80.9 % në dhjetor të vitit që lamë pas, përkundrejt dhjetorit të 2022-shit.

Referuar shifrave, 11.5% e vizitorëve jorezidentë që vizituan vendin tonë në dhjetor të vitit 2023 ishin italianë, ndërsa 5.3 % ishin gjermanë.

Të dhënat e INSTAT, treguan se 8.2 % e vizitorëve jorezidentë ishin nga Kosova, ndërsa 3.2 % ishin nga Mbretëria e Bashkuar.

Numri më i lartë i netëqëndrimeve është realizua në rajonin qendror Tiranë dhe Durrës, e konkretisht 57.1 %.

Mbi 10 milionë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2023, ndërsa autoritetet thonë se presin mbi 13 milionë të huaj këtë vit.

/ata.gov.al