Shqipëria, vendi i parë në Mesdhe që plotëson kuotën e peshkimit të tonit

3

Shqipëria është vendi i parë në Mesdhe që plotëson kuotën e peshkimit të peshkut ton për vitin 2023.

Këtë e konfirmoi ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e cila vlerësoi rezultatet pozitive në sektorin e peshkimit.

“Kemi informuar autoritetet e ICCAT se e gjithë sasia vjetore prej 264 tonë, kuota maksimale për vendin tonë, është realizuar nga anijet dhe peshkatarët shqiptarë. Krenare të shoh rezultate pozitive për peshkimin i cili është një ndër sektorët shqiptarë më të suksesshëm të dhjetë viteve të fundit”, u shpreh ajo.

Krifca theksoi se qeveria e ka mbështetur këtë industri për rinovimin e flotës, instalimin e pajisjeve frigoriferike, ndryshimin e motorëve, mbështetje me litra naftë e tashmë e ka përfshirë edhe në skemën kombëtare të trajnimit.

/ata.gov.al