Mjalti “Made in Albania” njeh vetëm rritje, ja sa tonë u prodhuan në 2020

15

Gjatë vitit 2020 ka shënuar numri i bletëve me rreth 24,3 % krahasuar me vitin 2019. Në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019  rritje  ka  shënuar  prodhimi  i mjaltit me 11,7 %.

Në vitin 2020, në Shqipëri u prodhuan 4 mijë e 599 ton mjaltë, duke njohur një rritje me më shumë se 480 ton në krahasim me vitin 2019.

Ajo që konstaton Instat është se një vëmendje të veçantë po merr mbarështimi bletëve ku vërehet një zgjerim i aktivitetit të fermerëve në disa zona të vendit. Ky sektor gjatë vitit 2020, ka shënuar rritje me 24 % të numrit të koshereve krahasuar me një vit më parë.