Studim: Gratë që shkojnë në shërbesa fetare, jetojnë më gjatë

94

Gratë që morën pjesë në shërbesa fetare më shumë se një herë në javë kishin 33 për qind më pak gjasa të vdesnin gjatë  16-vjeçarit në vazhdim sesa gratë që nuk morën pjesë në këto shërbesa, sipas një studimi nga Harvard i prof.T.H. Chan, Shkolla e Shëndetit Publik. Ato që frekuentonin më shpesh shërbesat fetare gjithashtu kishin dukshëm rrezik  më të ulët nga vdekshmëria  kardiovascular  dhe e kancerit, sipas një njoftimi për shtyp rreth studimit.

Studimi është publikuar në internet në JAMA Internal Medicine.

Pra, a po shpërblen Perëndia ata që janë të vëmendshëm ndaj shërbesave fetare? Jo domosdoshmërisht.

“Rezultatet tona sugjerojnë se mund të ketë diçka të rëndësishme në lidhje me frekuentimin e shërbesave fetare përtej  asaj shpirtërore “, tha Tyler VanderWeele, profesor i epidemiologjisë në Harvard T.H. Chan dhe autor i lartë i studimit. Me frekuentimin e shërbesave fetare vjen një rritje e mbështetjes sociale, një ndjenjë përkatësie në një komunitet, dhe një ulje të depresionit, tha VanderWeele.

Pothuajse 40 për qind e amerikanëve raportojnë që ndjekin shërbesat fetare të paktën një herë në javë. Ky nuk është studimi i parë për të lidhur pjesëmarrjen fetare me vdekshmërinë më të ulët. Por e gjithe kjo përpjekje mund të mos vlerësohet aq sa duhet pasi kritiket thonë se studimet që lidhin adhurimin me shëndetin e përmirësuar mund të jenë me të meta për shkak se vetëm ata që janë fizikisht mjaft mirë në fakt mund të marrin pjesë në shërbesa fetare, prandaj pjesëmarrja jo domosdoshmërisht ndikon shëndetin .

Megjithatë, sipas njoftimit për shtyp të studiuesve, këto kritika bien poshtë pasi metodologjia e ndjekur, madhësia e mostrës dhe fakti që është përseritur ky studim në kohë të ndryshme e bën këtë studim shumë serioz.

Të dhënat që u shqyrtuan varionin nga 1992 deri në vitin 2012 dhe kanë përfshirë përgjigjet e 74,534 grave që morën pjesë në ‘’Studimin e Shëndetit’’ të infermierëve. Të anketuarit u përgjigjën pyetësorëve në lidhje me dietën e tyre, mënyrën e jetesës dhe shëndetin  çdo dy vjet, dhe rreth pjesëmarrjes së tyre të shërbesat fetar çdo katër vjet. Hulumtuesit shikuan të dhenat si: dieta, aktivitet fizik, konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, statusi Body Mass Index, integrim social, depresion, racën dhe etninë.

Një kufizim i studimit është se ai përbëhej, në masë  dërrmuese nga të krishterë të bardha dhe për këtë arsye nuk mund të jetë i zbatueshëm për popullatën e përgjithshme. Gjithashtu ky studim përfshinte vetëm shtetas amerikan që kanë një status socio-ekonomik të ngjashme, të cilët kanë tendencë të jenë mjaft të kujdesshëm ndaj shëndetit.

Në krahasim me gratë që nuk morën pjesë në shërbesa fetare, gratë që morën pjesë ne shërbesa më shumë se një herë në javë kanë pasur rrezikun e vdekshmërisë 33 për qind më të ulët gjatë periudhës së studimit dhe jetuan mesatarisht pesë muaj më gjatë. Ata që morën pjesë një herë në javë kishin një rrezik 26 për qind më të ulët dhe ata që morën pjesë më pak se një herë në javë kane pasur rrezik 13 për qind më të ulët.

Studimi arriti në përfundimin se “Religjoni  dhe shpirtërorja mund të jetë një burim i nën-vlerësuar deri tani dhe se mjekët mund ta shqyrtojnë me pacientët e tyre, sipas rastit.”