“Sport Fest” bashkon fëmijë të shtresave të ndryshme

278

Parku i Liqenit Artificial këto ditë të nxehta gushti, është shndërruar në një kamp të madh veror për fëmijët, të cilët marrin pjesë çdo ditë në aktivitete të ndryshme sportive, edukative dhe kulturore.

Kampi veror është ngritur nga Bashkia e Tiranës, Mobike Albania, Telekom Albania dhe shoqata “Lënda” dhe frekuentohet kryesisht nga fëmijë të qendrave sociale, nga familje me ndihmë ekonomike dhe nga komuniteti rom dhe egjiptian.

Fëmijët kanë mundësi që të njihen edhe me botën e biçikletave Mobike, të cilat stacionohen pranë kampit për të pedaluar në rrugët e reja të biçikletave në Park. Në orët e pasdites stafetën e marrin aktivitetet për të rinj me muzikë live, DJ, string art etj.