Tatimet: 9 dokumentet që biznesi mund t’i marrë online

455

Tashmë 26 dokumente mund të shkarkohen online nga e-albania me vulë dixhitale, 9 prej të cilëve i përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sipas tatimeve, bizneset mund të kursejnë kohë, duke u regjistruar në portalin qeveritar e-albania.al. Edhe nëse paraqiteni pranë sporteleve shtetërore, nuk jeni të detyruar të keni me vete këto dokumente pasi ato mund të merren direkt nga punonjësit e institucioneve shtetërore.

Ndër dokumentet, që biznesi tashmë mund t’i marrë online janë: Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti; Vërtetim për përgjegjësitë tatimore;Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin; Vërtetim për regjistrim të investitorit; Vërtetim për pagim detyrimesh; Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën); Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit; Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme;Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv).