Tatimet: Ja procedurat se si mund të dorëzohen inventarët elektronikisht

301

Sipas afateve ligjore të vëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bizneset duhet të dorëzojnë gjendjen e inventarëve deri më 10 janar. Teksa afati po mbaron, shumë biznese janë të paqarta për ngarkimin e tyre në mënyrë elektronike.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një njoftim zyrtar, ka sqaruar bizneset se si mund dorëzohen inventarët në mënyrë elektronike, sipas hapave të mëposhtëm:

-Bën Log-in në llogarinë e tij të deklarimit elektronik, në tatime.gov.al, e-shërbime

-Në menynë e-filing im, përzgjedh Çështjet e Mia, për të bërë të mundur krijimin e një çështjeje të re

-Pamja Çështje të Padërguara, përzgjedh “Krijo Çështje”

-Pasi klikon “Krijo Çështje” më pas përzgjedh llojin e çështjes – General Question, Pyetje e Përgjithshme

-Më pas shfaqet pamja e Krijimit të pyetjes së përgjithshme, në të cilën tatimpaguesi duhet të plotësojë fushën Pyetje: inventari i datës 31.12.2016, dhe më pas duke klikuar ”Zgjidhni Skedar” do të përzgjedhë skedarin e inventarit të ruajtur në kompjuterin e tij.

-Pas përzgjedhjes së skedarit, duke klikuar mbi “Ngarko skedari” ngarkohet në sistem dhe materiali është gati për t’u ruajtur ose për t’u dorëzuar.

-Duke klikuar “Dorëzo”, tatimpaguesi dorëzon në mënyrë elektronike inventarin e datës 31.12.2016, siç është kërkuar nga Administrata Tatimore.

Më herët, në dhjetor, Tatimet i kanë lajmëruar bizneset në rast të mosrespektimit të afatit për dorëzimin e inventarit, që përveç gjobës, do të jenë objekt i verifikimit nga administrata tatimore e DRT Tiranë.