Tirana në vend të tretë, cilat janë 2 qarqet që kanë më shumë makina në raport me popullsinë

8

Qarku i Durrësit mban rekord për numrin më të lartë të automjeteve në raport me popullsinë. Sipas INSTAT, në këtë qark ka 279 automjete për një mijë banorë.

Në vend të dytë është Lezha, me 258 automjete, e ndjekur nga Gjirokastra me 237.

Në kryeqytet, ndonëse është përqendruar gati një e treta e popullsisë, shkalla e motorizimit është e katërta më e lartë, me 230 automjete për një mijë banorë.

Të dhënat për shkallën e motorizimit tregojnë se Shqipëria në vitin 2019 kishte rreth 190 automjete për 1 mijë banor.