Tiranë, një tjetër kënd lojërash në bllokun “Lule Bore” në njësinë 11

155

Tiranës do i shtohet një kënd lojërash për fëmijë çdo muaj.  Bëhet fjalë banorët e bllokut të banimit përgjatë rrugës “Lule Bore”, në afërsi të Zogut të Zi dhe pjesë e Njësisë Administrative Nr.11.

Fotot na sjellin një pamje të punimeve të para të kësaj hapësire rekreative, ku sipas projektit është parashikuar që të funksionojë si një kënd lojërash për fëmijë, por edhe një shesh për të kaluar kohën e lirë edhe të rriturit. Gjithashtu kjo hapësirë do ketë gjelbërim, ndriçim dhe gjithë mobilimin urban të duhur për tu shfrytëzuar në çdo kohë.