Tiranë, një tjetër kënd lojrash për fëmijët

159

Për fëmijët kryeqytetas janë drejt përfundimit punimet për minikëndin e lojërave te rruga ”Vangjush Furxhi”, pas ish-ekspozitës ”Shqipëria Sot”.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka bërë të ditur se punonjësit po bëjnë sistemimet e fundit si dhe heqjen e gardheve përreth për të krijuar më shumë hapësirë dedikuar fëmijëve.

Nga ana tjetër, bashkia e Tiranës vijon me fushatën e gjelbërimit ku po mbillen 147 shkurre dekorative përgjatë Unazës Sauk-TEG.