Tiranë, përfundon ndërtimi i dy rrugëve të reja te “Depoja e Ujit”

261

Banorët e zonës së “Depos së Ujit” në njësinë 2 në kryeqytet kanë tashmë rrugë të reja e me standarde, të cilat përfshijnë kanalizime, shtrim rrjeti të telefonisë, ndriçim dhe sinjalistikë.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për ndërtimin e dy rrugëve që të çojnë në këtë zonë, të cilat vijnë si zgjatim i rrugëve “Budi” dhe “Mihal Grameno”.