VIDEO frymëzuese/ Njihuni me Agimen, gruaja nga Elbasani që punon si mekanike

192

Kjo eshte historia e Agime Mehallës, gruas mekanike që të gjithë e njohin dhe ia lënë me besim makinën në duart e saj.

“Zanati mësohet me të vjedhme” të thotë Gimja teksa rregullon një makinë në oficinën e saj tek Ura e Zaranikës në Elbasan.

Kurrë nuk ka dashur të bëhej shofere as mekanike, por jeta e solli të jetë aty ku është sot .

“Atëherë ishte opinion shumë i keq. Por ishim dy motra binjake dhe bursa duhej ndarë në dy. Infermierinë ia lashë motrës, unë mora këtë se isha më e shëndoshë”.

Gimja është shembulli se nuk ka burra apo gra por vetëm njerëz që munden dhe ia dalin

Materiali u përgatit nga Kozeta Kurti.