VIDEO/ Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë mblidhet në Gjirokastër

35

Një forum ndërfetar është organizuar në qytetin e Gjirokastrës nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë. Në takim morën pjesë liderë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare të qarkut Gjirokastër, drejtues të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, si dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv, Departamentit të Gruas dhe Rinisë në KNFSH.

Kryetari i KNFSH-së, Pastor Dr. Ylli Doçi në fjalën e tij u ndal në shpjegimin e dialogut ndërfetar, ndërsa Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar ka folur për rolin e institucioneve fetare dhe atyre akademike të komuniteteve fetare në promovimin e dialogut ndërfetar, si një model për brezat e rinj, si dhe për punën dhe aktivitetet e kësaj fushe zhvilluar vitet e fundit.

Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të promovimit të vlerave universale, harmonisë dhe dialogut ndërfetar në vendin tonë, ku këtë radhë KNFSH. Shqipëria njihet botërisht për shembull e jashtëzakonshëm të harmonisë ndërfetare.

Forumi Ndërfetar është zhvilluar me mbështetjen e UNHCR-së dhe Caritasit Shqiptar.