Zbulohet bleta më e madhe në botë. Ja veçantia e saj

105

Krejtësisht e zezë, me madhësinë sa gishti i madh i dorës, bleta e Uallasit, më e madhja në botë, nuk ishte vënë re prej dekadash.

Studiuesit njoftuan sot se e kanë rigjetur më në fund në një ishull të vetmuar të Indonezisë.

“Të merrej fryma kur shihje këtë bulldog fluturues”, komenton në një komunikatë të “Global Wildlife Conservation” fotografi Clay Bolt që ka zbuluar një koshere natyrore në pyllin tropikal të një ishulli në Malukun Verior.

“Të shihje se sa e madhe dhe e mrekullueshme ishte kjo bletë, të dëgjoje tingullin e krahëve të saj gjigante (…) ishte e jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Kjo “megachile pluto” ku femra mund të arrijë një gjatësi prej katër centimetrash dhe një hapje deri në gjashtë centimetra, ose ketër herë më e madhe se sa një bletë e zakonshme, ishte zbuluar për herë të parë nga britaniku Alfred Russel Wallace në vitin 1858.