Si të mbroni veshkat! Veprimet që i dëmtojnë

230

Veshkat luajnë një rol thelbësor në shëndetin e trupit tonë dhe mirëmbajtja e tyre është shumë e rëndësishme. Nëse nuk e dinit, shumë gjëra nga rutina jonë e përditshme padashur, mund t’i dëmtojnë ato duke ndikuar kështu në keqfunksionimin e tyre.

Ja disa nga zakonet që dëmtojnë veshkat:

1. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Të rrish ulur për periudha të gjata kohe rrit shansin për një veshkë me probleme me 30%. Nëse qëndroni ulur për më shumë se 8 orë në ditë, përpiquni ta kompesoni me aktivitet fizik. 2-3 herë në javë palestër, ose ecje të shpejtë nëpër lagje.

2. Barnat e tepërta

Edhe pse ilaçet si aspirina apo ibuprofeni janë të sigurta, marrja e tyre në doza të larta dëmton veshkën duke e bërë atë të mos funksionojë siç duhet.

3. Moskonsumimi i ujit

Të qëndrosh i hidratuar heq gjithë toksinat nga trupi juaj, por nëse ju nuk pini ujë mjaftueshëm, mund të shfaqen probleme, përfshi këtu dhimbje të menjëhershme veshkash. 1-2 litra në ditë është mjaftueshëm për të mbajtur një veshkë të shëndetshme.

4. Mungesa e gjumit

Regjimi i rregullt i gjumit ndihmon veshkat të funksionojnë tamam, pasi këto të fundit rinovohen gjatë kohës kur trupi është në qetësi.

Të tjera zakone që shtojnë rrezikun e një veshke të dëmtuar janë:

6 – Konsumimi i pijeve me gaz;
7 – Konsumi i lartë i mishit;
8 – Shumë sheqer ose kripë;
9 – Injorimi i infeksioneve të thjeshta;
10 – Stërvitja trupore e tepruar.