7 gjërat që do t’ju shpëtojnë nga papunësia

0
155
Disa persona e zgjedhin vet largimin nga puna, disa të tjerë jo.
Ja ku na vjen në ndihmë, psikiatri Michael Bennett, i cili na ka dhënë disa këshilla  sesi të kalojmë periudhën e keqe të humbjes së punës.
1- Të nxirrni një mësim nga kjo eksperiencë 
Kur një marrëdhënie mbaron, mund të marrim një mësim në mënyrë që mos ta përsërisim herën tjetër. Duhet të pyesim veten, nëse  mund të na shërbejë diçka nga kjo punë që kishim, për të na ndidhmuar të mos gabojmë te puna tjetër.
2- Mos e fajësoni veten tuaj
Në shumicën e rasteve, të gjithëve na kap dyshimi, nëse vërtet ishim të aftë apo jo, por ky lloj arsyetimi  do bëjë që të kemi probleme edhe me personalitetin tonë.  Mos i bëni thirrje vetes, që të gjeni punë tjetër direkt, sepse nuk jeni mirë me financat, pasi kjo gjë nuk nxjerr asgjë në dritë për mirë. Merreni lehtë!
3- Bëhuni pozitivë
 Bëni një listë, të atyre gjërave të mira që keni bërë në punën e mëparshme, pasi do ndihmojë që jo çdo gjë ta shihni me negativitet. Edhe pse është vështirë në këtë gjendje që jeni, mjafton që herë pas herë të shihni këtë listë.
4- Bëni një jetë të shëndetshme
Shumë studime sugjerojnë se ushtrimet mund të ju ndihmojnë të largoni stresin. Nëse konsumoni  një vakt të mirë është  e rëndësishme. Përveç kësaj, duke bërë një gjumë të rregullt, do ju ndihmojë  të kaloni këtë  moment jo të mirë të jetës suaj.
5- Harrojeni zemërimin
Sipas Michael,  kjo ndjenjë është normale, por sa më shumë  përqëndrohemi  në këto  ndjenja, aq më pak do jeni  në hapat e dobishme si psh: vetëvlerësimi, duke u kujdesur për veten në mënyrën e duhur.
6. Pranoni se ndoshta nuk u përshtatet aq sa duhet
Ndoshta puna që sapo keni lënë,nuk ishte aq keq, por ishim ne që nuk u përshtatëm sa duhet. Besoni te shprehja: Kur një derë mbyllet, tjetra hapet.
7- Besoni se puna e rradhës nuk do jetë e vetmja
Ne mendojmë  se  puna që do gjejmë,do jetë shumë më e mirë se ajo që sapo kemi humbur. Ky është gabim, pasi  në asnjë vend nuk po na pret “parajsa”, por të besojmë se çdo gjë është e mundur. Rëndësi ka të besojmë te ajo çka dimë të bëjmë më mirë.
Burimi: Revista Monitor