Me datën 28 qershor të vitit 1712 lindi Zhan Zhak Ruso

1560

Me datën 28 qershor të vitit 1712 lindi në Gjeneve Zhan Zhak Ruso. Ruso ishte mendimtar e shkrimtar i famshëm francez. Zhan Zhak Ruso konsideronte se të gjithë njerzit, për nga natyra, janë të barabartë. Sipas Rusos pushteti i përket popullit dhe ai duhet të vendosë për mënyrën e qeverisjes së vendit, mendim të cilin e shtjellon tek teoria e tij e ‘’Kontrat ës Sociale’’ për marrdhënien shtet-individ.

Rusoi e zhvilloi karrierën e tij gjatë iluminizmit francez, në epokën e arsyes, e cila në Francën e shekullit të tetëmbëdhjetë dominohej nga Volteri , Monteskie, Didero, Kadorcet , Holbah dhe të tjerë, të cilët njiheshin si filozofët e asaj kohe. Pikërisht në këtë klimë të gjallë intelektuale, Rusoi hyri me një autoritet të pabesueshëm. Me gjithë arsimimin e pakët formal, që kishte marrë, ai paraqiti një serë idesh rreth natyrës njerëzore me një force të tillë, saqë mendimi i tij, së fundi, mbizotëroi mbi mendimet më mbresëlënëse të kohës.

Dy vepra të rëndësishme u shfaqën më 1755 ” Debat” për origjinën e pabarazisë ndërmjet njerëzve dhe a është ajo e autorizuar nga ligji natyror? dhe së dyti” Një debat për Ekonominë politike” , e cila u botua në Enciklopedi.

image1 image2