Shqipëria në panairin e turizmit CMT Shtutgart 2017

267

Shqipëria po merr pjesë në panairin e turizmit CMT Shtutgart 2017 për herë të parë me statusin e veçantë si ‘Vend Partner’.

Sot u zhvillua ceremonia e hapjes së Panairit të Shtutgartit, me rreth 2000 të ftuar, mes të cilëve edhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi si përfaqësuesja e Vendit Partner.

Ministrja Ekonomi mbajti një fjalë në ceremoninë e hapjes së Panairit, ku shpalosi gjithë vlerat dhe pasuritë e veçanta që ka Shqipëria, duke ftuar të pranishmit të vizitojnë sa më parë Shqipërinë si një destinacion që nuk duhet humbur.