Vepra nga muzetë e mëdhenjë të Greqisë vijnë për publikun shqiptarë

168

Vepra të marra nga muzetë e njohura greke do të jenë pjesë e ekspozitës që do të hapet më 14 shtator ora 18:00, në COD. Ekspozita quhet “Myrtis: ballë për ballë me të shkuarën” dhe për herë të parë në Shqipëri vijnë vepra nga muzetë e mëdha të Greqisë. Ekspozita sjell në hapësirat e COD, si rrallë herë, një shumëllojshmëri objektesh arkeologjike e teknologjike, piktura, skulptura, fotografi, vizatime dhe instalacione.

Ekspozita “Myrtis: Ballë për ballë me të shkuarën” shpalos fytyrën e rindërtuar, shoqëruar me shkrime dhe imazhe të cilat përshkruajnë plot gjallëri botën në të cilën ka jetuar Myrtis, përpjekjet e saj, sfidat e saj, duke sjellë në jetë në të njëjtën kohë epokën e Perikliut dhe Luftën e Peloponezit. Ekspozita do qëndrojë e hapur për publikun deri më 6 tetor.