”Alitalia” rifillon fluturimet me Shqipërinë, ja data dhe ditët e fluturimeve

131

Kompania ajrore italiane “Alitalia” njoftoi sot rifillimin e fluturimeve mes Italisë dhe Shqipërisë duke nisur nga 1 korriku dhe duke rikthyer kështu linjat me Vendin e Shqiponjave, njoftoi lagenziadiviaggi.it.

Të hënën, të mërkurën dhe të premten do të mund të kryhen fluturime nga Roma në Tiranë në orën 17:30, me kthim të martën, të enjten dhe të shtunën në mëngjes në orën 07:20.

Një linjë direkte që shënon gjithashtu rifillimin e turizmit mes dy vendeve.

Kryeqyteti shqiptar bën pjesë në 13 aeroportet që ”Alitalia” do të kryejë fluturimet e veta duke nisur nga korriku.

Transportuesi ditët e fundit në fakt ka njoftuar destinacionet e reja duke parashikuar rreth 1 000 fluturime në javë.