Arsimi profesional bëhet tërheqës në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

4

Shkodra, Lezha dhe Durrësi po bëhen shembull pozitiv për arsimin profesional, edhe si rrjedhojë e bashkëpunimit të biznesit në këto zona.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2021 në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës numri i nxënësve në arsimin profesional u rrit me nga 4.7% dhe 2.7% secila në raport me vitin akademik 2017-2018. Rritja ishte e pranishme edhe në qarqet e Durrësit, Vlorës, Tiranës.

Arsimi profesional ka qenë përparësi vitet e fundit, duke u parë si një mundësi për të plotësuar nevojën e vazhdueshme për punonjës të specializuar në profesione të ndryshme.

Të regjistruarit e arsimit të mesëm profesional për vitin 2021-22 përbëjnë 17,7% të numrit të përgjithshëm të të regjistruarve në arsimin e mesëm, ndërsa në vitin 2017-18 përbënin 17,2%.