Arti i kuzhinës në mbrojtje të biodiversitetit në Lezhë

283

“Duaje tokën, mbroje të ardhmen” – ishte tema e aktivitetit të organizuar në Fishtë të Lezhës nga aleanca e kuzhinierëve “Slow food”, të cilët kanë për qëllim mbrojtjen e biodiversiteti.

Arti i kuzhinës iu dedikua tërësisht tokës, ndërsa të ardhurat e mbledhura në këtë aktivitet iu bashkuan fondit për mbrojtjen e biodiversitetit. Kuzhinieret e njohur Altin Prenga, Sokol Prenga dhe Armond Kikini u bënë bashkë duke gatuar produkte të zonës, ndërsa për të përcjellë mesazhin sa e rëndësishme është toka fëmijët për një ditë provuan që të bëhen fermerë.

Ata preken nga afër gjithçka ka natyra, duke bërë punë të ndryshme në bujqësi që nga mbledhja, korrja dhe mjelja e kafshëve në fermën e Mrizit.

Shefat e kuzhinës të aleancës “Slow food” thonë se është e nevojshme që njerëzit të afrohen pranë tokës për të kuptuar vlerën që kanë produktet, kjo si mënyra e vetme për t’u ushqyer shëndetshme. Pas lodhjes, fëmijët kanë provuar edhe gatimet e shefave të kuzhinës.

15420858_1493359864015331_8614655599520652520_n 15356517_1493359874015330_196816441601016163_n 15356496_1493359964015321_2129186288436670278_n

Burimi: ATSH