Aurela Kullolli, vajza që ka marrë vetëm 10-ta nga fillorja në mjekësi

78
Nga klasa e parë e deri në momentin e diplomimit ajo kurrë nuk ka marrë një 9-të.
 
Aurela Kullolli është një vajzë nga Elbasani që e njohin pothuajse të gjithë pasi gjatë gjithë periudhave të shkollimit të saj nuk i është ndarë kurrë 10-ve edhe në Fakultetin e Mjekësisë të cilin si rrallëkush e mbylli me Medalje Ari.
 
Aurela Kullolli është maturantja ekselente e Gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan e vitit 2013. Ajo sivjet përmbushi objektivin e radhës duke ruajtur të gjitha notat 10-a gjithë viteve të studimit në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.