FOTOT/ Nis shtrimi me asfalt i rrugës Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin

38

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur sot se në segmentin Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin kanë filluar punimet e rehabilitimit duke rritur sigurinë rrugore në këtë aks.

Sipas ARRSH-së, po punohet për përmirësimin e shtresave asfaltike dhe të bankinave, mureve mbajtëse e pritëse, guardrelave dhe me sinjalistikën horizontale e vertikale.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut të mjeteve.