Banka Botërore financon 18 milionë dollarë për Beratin, ja lagjet që përfitojnë

53

Rreth 18 milionë dollarë do të financojë Banka Botërore për një sërë projektesh infrastrukturore turistike në lagjet “Mangalem”, “Goricë” dhe qendrën e qytetit.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella, ose kalaja, siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta.